Mbrëmjen e djeshme, qyteti i Përmetit u trondit nga vrasja e 65-vjeçares, Zeniate Muhollari, e cila u mbyt për vdekje nga djali i saj 24-vjeçar.
Albi Muhollari, në gjendje të rënduar depresive mbyti nënën e tij me plastmas. Nënë e bir jetonin në Amerikë dhe kishin vetëm 4 ditë që ishin kthyer në Shqipëri për pushime.
Burime për mediat, bëjnë me dije se pas një debati, 24-vjeçari në gjendje depresive ka mbytur me plasmas 68-vjeçaren.
I tronditur nga ngjarja, babai bën me faj doktorin, që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm, edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24-vjeçarit.
“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!”, Kjo ishte fjalia e vetme që thoshte babai i 24-vjeçarit.
Gjithashtu, mësohet se prindërit kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre.
Madje ato kanë pasur frikë se mos u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë.
Diskutime rreth kësaj post