Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë të veçantë në Kalabri, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda dhe djali i tyre i vogël, Zaho.
Por, duket se këta nuk janë të vetmit shoqërues për Ramës, pasi me të në takim janë dhe kryebashkiakët e Durrësit dhe Shkodrës, Emiriana Sako e Benet Beci.
Gjatë vizitës Rama u mirëprit nga Imzot Donato Oliverio, i cili në gjuhën shqipe tha se me ardhjen e tij sot është “një ditë e lumtur për të gjithë arbëreshët sepse u kujton lidhjen me nënën Shqipëri”.
“Mirë se na erdhe kryeministër i Shqipërisë Edi Rama në Eparkinë tonë të Ungrës, arbëresh-bizantino në Kalabri. Ardhja juaj është një ditë e lumtur për të gjithë arbëreshët sepse na kujton lidhjen me nënën Shqipëri. Mirë se erdhe zoti kryeministër në shtëpinë e Zotit që mbanë gjallë historinë dhe besimin e një populli unik si populli arbëresh në tokën kalabreze. Mirë se erdhe në Emparki, që sot është institucioni i vetëm arbëresh që ka bota arbëreshe në Italinë kontinentale”,– tha Imzot Donato Oliverio.
Diskutime rreth kësaj post