Persona të moshave të ndryshme, janë paraqitur në qendrën shëndetësore të fshatit Gjoricë në Bulqizë, me shenja helmimi.
Mësohet se personat e paraqitur janë të moshave të ndryshme, por me simptoma të njëjta si të vjella e diarre.
Janë të paktën 50 persona nga familje të ndryshme, që janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Gjoricë.
Dyshimet paraprake, janë se helmimi ka ardhur si pasojë e kontaminimit të ujit të pijshëm i rrjetit të ujësjellësit që furnizon gjithë Gjoricën.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë ndotjen e ujit, ndërsa mësohet se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë kanë marrë mostrat e ujit për t’ju bërë analizat, ku ka rezultuar se uji është i ndotur.
Ndërkohë, banorëve u është kërkuar që të mos konsumojnë për momentin ujë nga rrjeti i ujësjellësit, derisa situata të zgjidhet.
Diskutime rreth kësaj post