Të dërguarit e posaçëm të BE-së dhe SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, do të jenë në një mision në Beograd dhe Prishtinë më 5 dhe 6 qershor.
Mediat e huaja bëjnë me dije, se vizita e tyre vjen pas tensioneve të krijuara në Veri të Kosovës.
Veriu u trazua nga 26 maji, kur Policia e Kosovës i ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – të hyjnë në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
Diskutime rreth kësaj post