Pensionistët duhet të presin deri në Tetor për “rritje” pensioni. Ndryshe nga rrogat, për pensionet nuk do të ketë rritje reale, por vetëm indeksim për të kompesuar rritjen e çmimeve.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, sqaroi dje se pensionet do të indeksohen sipas treguesit të inflacionit të përshtatur për pensionistët në tetor.
E pyetur nëse ka ndonjë nismë për minimumin jetik dhe sesi do të bëhet indeksimi i pensioneve, ajo deklaroi: Indeksimin e pensioneve do të bëjmë për periudhën e paindeksuar. Vjet kemi marrë në konsideratë inflacionin e shtatorit, ndërsa të radhës do marrim indeksionin mesatar të shportës për pensionistët, nga tetori deri në shtator të vitit të ardhshëm. Aktualisht të gjithë transfertat i kemi të bazuara në pagën minimale. Kjo e fundit ka pasur një rritje të konsiderueshme.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, sqaroi se pensionet do të indeksohen sipas treguesit të inflacionit të përshtatur për pensionistët, shkruan oligarkia.al. Inflacioni që përdoret për indeksimin e pensioneve bazohet mbi çmimet e një shporte mallrash të përshtatur për pensionistët. Kjo shportë ka një strukturë tjetër nga ajo që përdoret për llogaritjen e inflacionit zyrtar, pasi përmban mallrat dhe shërbimet që konsumon më shumë kategoria e pensionistëve. Gjithashtu Delina Ibrahimaj tha dje se vendimi për reformën e pagave është shtyrë, dhe se nuk do të aplikohet as për muajin maj.
Sipas të dhënave historike, inflacioni i përshtatur për pensionistët rezulton përgjithësisht 1 deri në 2 pikë përqindje më i lartë se sa shkalla zyrtare e inflacionit. Shqipëria numëron rreth 680 mijë pensionistë, ndërsa fondi total i pensioneve që paguan buxheti i shtetit për pagesat e pensionistëve është 161.5 miliardë lekë ose afro 1.5 miliardë euro.
Diskutime rreth kësaj post