Edith Harxhi e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” tha se Albin Kurti është njësoj siç ka qenë që prej hyrjes së tij në politik, sipas saj ai nuk ka ndryshuar qëndrime.
Ajo e ka konsideruar deklaratën e tij, se “Demokracia nuk mund të ndalohet”, si një nga deklaratat e tij më të fuqishme e cila i ka treguar edhe Amerikës se gjëja më e rëndësishme në këto momente është demokracia dhe respektimi i saj.
Megjithatë Harxhi tha se Kurti e po ashtu edhe presidentja e Kosovës, Osmani kanë një gabim të vetë, sipas saj ata do duhet të uleshin me ndërkombëtarët për të folur për ato që ajo i cilëson si “vija të kuqe” gjatë procesit të dialogut me Serbinë.
“Për mua Albin Kurti dhe qeveria e tij dhe Vjosa Osmani kanë vetëm një gabim, gabimi i tyre është se nuk janë ulur që prej 1 viti e gjysmë që diskutohet dialogu, ata nuk janë ulur me partnerët ndërkombëtarë e t’u thonë “Zotëri, këto janë vijat tona të kuqe, kush janë vijat tuja të kuqe”.
Pra kjo çështje duhet zgjidhur një herë e mirë, sepse askush nuk po e kupton se çfarë kërkojnë ndërkombëtarët aktualisht me veriun e Kosovës. A duan ta mbyllin si çështje, a duan ta lënë konflikt të ngrirë, a duan ta lënë mes Kosovës dhe Serbisë, se situata aktuale kështu do të thotë, se futja e KFOR-it këtë thotë, se kjo do jetë një zonë neutrale për disa kohë”,-tha Edith Harxhi.
Diskutime rreth kësaj post