Analisti Andi Bushati është përplasur me Frashër Krasniqin, nga Partia Socialdemokrate në lidhje me situatën në Veri të Kosovës.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati iu drejtuar Krasniqit se nuk po mbahet një qëndrim i drejt ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Ndërsa Frashëri, u shpreh se ajo që duan është që të nënshkruhet një marrëveshje paqeje përgjithmonë për Kosovën.
Bushati: Jam dakord me çdo zë që e kritikon Albin Kurtit në pozicion më radikal. Debati sot është se Albin Kurti po na prish me Amerikën.
Frashëri: Kritika ime nuk është kjo.
Bushati: Ky i juaji nuk është debati që kanë shoqëritë tona sot
Frashëri: Kushti kryesor që Kurti po i vë opozitës dhe parlamentare dhe shoqërisë, civile është kjo ideja që po i shtynë ata në këtë debatin ku kritika kryesore duhet të jetë që Kurti po na prish me Amerikën. Kurti nuk po na prish me SHBA, por nuk po nënshkruhet një marrëveshje paqeje përgjithmonë.
Diskutime rreth kësaj post