Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mos e komentojë gjatë videon e puthjes së tij me homologen e Italisë Giorgia Meloni në Moldavi, teksa morën pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Në emisionin “Opinion”, Blendi Fevziu i kërkoi një koment kryeministrit Rama, por ky i fundit zgjodhi të përgjigjej me ironi. Duke e anashkaluar kështu pyetjen, pa i dhënë një përgjigje konkrete.
Fevziu: Pse i dhe një puthje aq të fortë kryeministres italiane?
Rama: Po ku e pe ti për shembull. Si e konstaton në distancë është një puthje e fortë.
Fevziu: Po unë e shoh nuk më kanë lënë sytë akoma.
Rama: Të paskan lënë sytë...
Diskutime rreth kësaj post