Luizi dhe Olta aktualisht janë në xhirimet e filmit më të ri, në të cilin do jenë protagonistët kryesorë. Ditën e djeshme, Luiz postoi në “InstaStory” një foto ku shfaqej së bashku me Oltën dhe krahas saj shkruante thjesht “Filloi…”.
Dy ish-banorët e “BBV 2” shfaqeshin duke lexuar skenarin e filmit, xhirimet e të cilit do të nisin së shpejti dhe ata do të jenë dy personazhet protagonistë. Sot, janë zbuluar detaje të reja. Moderatori Blendi Salaj shfaqi mëngjesin e sotëm në emisionin “wake Up” një baner të filmit dhe mësohet se produksioni është “Top Channel Films”.
Filmi do të titullohet “Në kuadër të dashurisë“, ku siç duket janë frymëzuar nga frazat e përdorura në Big Brother Vip”. Në baner është dhe një përshkrim i filmit ku mësohet se do të jetë i zhanerit “komedi-romancë”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post