Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Moldavi, ku është mbledhur Komuniteti Politik Europian, bashkë me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm.
Edhe kësaj here, numri një i qeverisë ka tërhequr vëmendjen me veprimet e tij, gjë e cila është komentuar në media.
Një gazetare ka arritur që të filmojë momentin kur Rama përqafon në një mënyrë shumë miqësore homologen e tij italiane Giorgia Meloni.
Aneta Zachová e ka postuar videon në rrjetet sociale, krahas së cilës shkruan: A nuk duhet të punoj për ndonjë tabloid? Arrita të kap se si kryeministri shqiptar Edi Rama ngacmon kryeministren italiane Giorgia Meloni.
VIDEO:
Neměla bych náhodou pracovat pro bulvár?
Podařilo se mi zachytit, jak albánský premiér Edi Rama pomuckal italskou premiérku Giorgiu Meloni.#EPCMoldova pic.twitter.com/NuXbN8xU73
— Aneta Zachová (@AnetaZachova) June 1, 2023
Diskutime rreth kësaj post