Apeli i GJJKO-së ka lënë në burg kryetarin e bashkisë Himarë, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve me akuzën për blerje votash.
Pas vendimit të sotëm të Apelit, ka reaguar Ministria e Jashtme e Greqisë, përmes një deklarate, ku thekson se mbajtja e tij në paraburgim nuk është e drejtë pasi është i vetmi i arrestuar në mesin e 31 ankesave për shkelje zgjedhore.
Ministria e Punëve të Jashtme shprehu reagimin e saj për vazhdimin e masës së paraburgimit për Fredi Beleris , siç vendosi sot Gjykata e Apelit e Gjykatës së Posaçme të Tiranës.
“Mbajtja në paraburgim e Fredi Belerit nuk përbën një trajtim të drejtë të një përfaqësuesi të zgjedhur të pushtetit vendor pasi është i vetmi i arrestuar në gjithsej 31 ankesa për shkelje zgjedhore. Vendimi i autoriteteve shqiptare ngre pikëpyetje në lidhje me ekzistencën e përshtatshmërisë politike për mbajtjen e paraburgimit, pasi ngre pengesa thelbësore për marrjen e detyrës së Fredi Belerit, si kryetar bashkie”.
Reagimi i plotë:
“Refuzimi i sotëm i ankesës së kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, kundër vazhdimit të paraburgimit të tij, nuk rezulton të jetë në përputhje me dispozitat e shtetit të së drejtës, ndërkohë që nuk përbën trajtim të drejtë të një përfaqësues i zgjedhur i vetëqeverisjes vendore, pasi siç del nga Njoftimi i Prokurorisë Speciale të Shqipërisë, është i vetmi paraburgim në gjithsej 31 ankesa për krime zgjedhore.
Ai gjithashtu ngre pikëpyetje për ekzistencën e përshtatshmërisë politike për mbajtjen e paraburgimit, pasi ngre pengesa thelbësore që F. Beleri të marrë detyrën e tij si kryetar bashkie.
Paraburgimi në vazhdim i F. Belerit ka qenë objekti i bisedës së sotme mes ministrit të Jashtëm Vasilis Kaskareli dhe homologes së tij shqiptare Olta Xhaçka në Oslo, në margjinat e takimit joformal ministror të ministrave të jashtëm të NATO-s.
Ministria e Punëve të Jashtme e mban çështjen shumë lart në prioritetet e saj dhe, përtej dimensionit dypalësh të çështjes, do të vazhdojë të informojë dhe ndërgjegjësojë komunitetin ndërkombëtar dhe në veçanti partnerët europianë, pasi Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në BE”.”-thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post