Sot është një ditë speciale për Armaldo Kllogjerin.
I njohur gjerësisht si Maestro, Armaldo feston sot ditëlindjen e 48. I lindur në 1 qeshor 1975, në qytetin e Gramshit, ai sot është këngëtar i njohur ku shquhet për muzikën e lehtë, popullore e Shqipërisë së jugut dhe klasike.
Por duhet thënë se karriera e tij mori një hov të paparë pas konkurrimit në BBV. Maestro ishte padyshim një ndër banorët më të spikatur të BBV Albania 2, ku batutat e tij u kthyen në hit në rrjetet sociale.
Armaldo dhe bashkëshotja e tij Aida, janë prindër të një vajze e cila do të bëhet shumë shpejt më një motër të vogël.
Diskutime rreth kësaj post