Lulzim Basha që po përgatitet për të rimarrë drejtimin e PD-së, nga Vlora u shpreh se nuk është penduar për përjashtimin që i bëri Sali Berishës. Ish-kryetari tha më tej se vendimi për interesin personal të Berishës, e futi PD-në në kolaps.
“A jam penduar? Përgjigja është jo. Nuk jam bërë pishman. Vendimin nuk e kam marrë i nisur nga interesim im, apo një grupi të ngushtë, por interesi i demokratëve, që e panë në 14 Maj se ku na çon gjykimi pa mend në kokë dhe me emocion” tha ai.
Më tej, Basha vijoi duke thënë se “Jam penduar për jo pak gjëra. Mund të kërkoj ndjesë, sikur kam kërkuar, por jo të rivizatoj të kaluarën.
Me Berishën kemi pasur një rrugëtim me pjesët e veta pozitive, që nuk mund t’i mohojmë. Me dritëhijet e veta. Unë nuk jam që ta shpall armik. Unë e dija që pa marrë një vendim të tillë PD dhe demokratët do të futeshin në kolaps”.
Sali Berishën e ironizoi dhe i kujtoi revolucionin. “Ku e kemi revolucionin që do të rrëzonte për gjashtë muaj Edi Ramën? Apo retorikën për shitjen e zgjedhjeve?”.
Diskutime rreth kësaj post