Kandidati fitues i bashkisë Himarë në zgjedhjet e 14 majit, Fredi Beleri ka dalë ditën e sotme para Gjykatës, duke kërkuar lirimin.
Seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit ka nisur prej orës 10:00, teksa Beleri kërkon lirim nga burgu dhe ndryshim të masës “arrest me burg”, të vendosur më herët nga Gjykata Antikorrupsion me kërkesë të SPAK.
Apelimin e ka kryer jo vetëm Beleri por edhe Pandeli Kokaveshi i cili pas arrestimit, u shtrua në spital.
Hetimi ndaj Fredi Belerit u krye mbas një referimi të policisë në datën 8 maj që angazhoi prokurorinë mbi dyshimet e shitblerjes së votës. GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash.
Diskutime rreth kësaj post