Ish-ministrja e Arsimit Nora Malaj tregoi gjatë një interviste televizive shprehet se që nga momenti që e ka drejtuar maturën shtetërore, në 8 vite dhe në vijim, ngujimi i mësuesve ka qenë pjesë e sistemit.
Hartuesit e tezes mbyllen gjithashtu dhe nuk dalin deri në përfundim të provimit.
Moderatorja e emisionit, Greta Topjana u shpreh se pavarësisht këtyre masave, tezat kanë dalë.
“Ka forma nga më të ndryshmet, e nxjerrin ata që duan, një pjesë kanë inate personale dhe duan ta sabotojnë si proces dhe duan të tregojnë që gjithmonë ka problem, një pjesë tjetër marrin telefonat. Unë në gjithë menaxhimin kam parë ngjarje nga më të ndryshmet, vendosje telefonash në vende që ty s’të shkon as mendja, situata shumë të vështira, por nuk janë fëmijët ata që e nxjerrin tezën,” – u shpreh Malaj.
Diskutime rreth kësaj post