Në mbledhjen e sotme të qeverisë që u drejtua nga zv/ kryeministrja Belinda Balluku në mungesë të shefit të qeverisë, Edi Rama që ndodhet në Bratislavë u morën disa vendime.
VENDIM;
“Lirimin dhe emërimin e një anëtari të këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Klaudio Çollaku, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Vilma Tomço emërohet anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Diskutime rreth kësaj post