Kandidati që garoi për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi tha se Sali Berisha ka aksionet më të mëdha ne opozitën shqiptare, por kjo nuk mjafton që PD-ja të fitojë zgjedhjet parlamentare në vitin 2025.
Gjatë intervistës, Këlliçi u shpreh se PD-ja duhet të hapë dyert dhe të sjellë njerëz të rinj nga të gjitha fushat, ku secili prej tyre, të krijojë aksionet e veta dhe përmes kësaj të fitojë besimin qyetar.
“Unë mendoj se Berisha ka aksionet më të mëdha në opozitë dhe tek e djathta shqiptare, por i vetëm ai nuk mjafton. Ne duhet të hapim dyert dhe të krijojmë një mozaik njerëzish që të vijnë edhe nga shoqëria civile. Uroj që një frymë e tillë të krijohet sa më shpejt, ku secili ka aksionet e veta. Kjo është formula fituese në gjykimin tim dhe secili që ka opinion ndryshe ta provojë veten me votë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post