Gazetari Poli Hoxha tha në një intervistë për Euroneës Albania se mbledhja e fundit në Partinë Demokratike dukej si vaki dhe të gjithë pjesëmarrësit kishin ulur kokën.
Sipas tij kjo është një shenjë që tregon se pjesa më e madhe e atyre që e mbështesin tashmë nuk janë të gatshëm për t’u ringritur nëpër protesta.
“Protestat nuk i bëjnë partitë, liderët jo e jo, protestat i bëjnë njerëzit, qytetarët dhe në rastet politike siç janë zgjedhjet, zakonisht ata vetëm i menaxhojnë ose bëjnë thirrjen e duhur”, u shpreh Hoxha.
Gazetari tha se thirrjet e Berishës për protesta tashmë janë bërë diçka e përsëritur. Njerëzit edhe para zgjedhjeve nuk dilnin më në tubimet që organizoheshin, gjë që të shtyn të besosh që edhe pas zgjedhjeve diçka e tillë nuk do të ndodhë.
Diskutime rreth kësaj post