Situata në veriun e Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Makinat e gazetarët nga Shqipëria që po raportojnë nga komuna e Leposaviçit janë sulmuar me gurë dhe sende të forta nga persona të maskuar. Janë thyer xhamat e dy makinave, të “Tv Panorama” dhe “A2CNN”.
Mediat në fjalë raportojnë nga vendi i ngjarjes se dyshojnë se janë sulmuar nga disa persona të cilët dyshohet se kanë qenë të pranishëm edhe gjatë protestave të djeshme në komunat veriore. Si pasojë e sulmeve dje mbetën të plagosur mbi 30 ushtarë të KFOR-it.
Diskutime rreth kësaj post