Pasi doli nga “Big Brother VIP”, Luizi solli këngën e tij të re, që si surprizë për të gjithë erdhi në bashkëpunim me Donald Veshajn. Kënga është titulluar ”Dy shotsa”, dhe u krijua nga Elgit Doda.
Asokohe, edhe këngëtarja Nita Latifi kishte paralajmëruar se do sjellte projektin e saj më të ri titulluar “2 Gota”. Një postim i saj në mediat sociale u interpretua nga shumë njerëz si ironi ndaj Luizit dhe Donaldit, pasit Nita shkruante se titullin e këngës që ishte e ngjashme me atë të çunave e kishte bërë të ditur në një video live.
E ftuar së fundmi në “E Diell”, Nita është pyetur edhe rreth këngës së saj të re. Gjithsesi, nuk ka shprehur asnjë pakënaqësi apo ironi duke thënë se ka qenë rastësi.
“Unë e thash dy mendje të ndritura ndonjëherë mendojnë njësoj, ka qenë rastësi.” – tha ajo.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post