Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.
Kurti në twitter shkruan se me ministrin italian kanë folur për situatën në veri të Kosovës dhe ku ka theksuar se duhet të zbatohet marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel.
“Pata një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani gjatë ditës sot. Të dy u dakorduam që është koha të zbatohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri”, shkroi Kurti në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post