Ronela Hajati ka triumfuar me plot 6 çmime në edicionin e 20-të të kompeticionit muzikor “Netët e Klipit Shqiptar” që u zhvilluar mbrëmjen e së shtunë në Ulqin, ku ishin të ftuar dhjetëra yje të muzikës shqiptare.
Përmes disa fotografive në Instgaram, artistja ka reguar për këtë triumf të saj, teksa është shprehur se është tejet e lumtur.
“TQR” fitoi videon më të mirë në të gjithë komponentët dhe unë jam zyrtarisht fituese e edicionit të 20-të @neteteklipitshqiptar. Edhe pse shiu nuk na la rehat ky është një moment i lezeçem me kupat e mia Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Ronela në Instagram.
Vitin e kaluar Ronela Hajati përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, Eurosong 2022 me kengën “Sekreti”.
Edhe pse pati një performacë energjike në skenë, kënga e Ronelës nuk u kualifikua për në finalen e madhe.
Diskutime rreth kësaj post