Bjordi Mezini dhe Ana Lika janë përfolur në faqet rozë se janë në një lidhje dashurie. Ata zgjedhin të mos flasin publikisht për këtë. Spekulimet për ta nisën kur Bjordi ishte pjesë e Big Brother dhe tregoi se ishte në një lidhje.
Të gjithë nisën të kërkojnë cila është vajza që i ka vjedhur zemrën ndërsa së fundmi ka qarkulluar video në rrjete sociale ku shfaqen duke kërcyer ndërsa janë në praninë e miqve.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në Big Brother, Bjordi përshëndeti të dashurën dhe për t’i thënë asaj që e do shumë, atë dhe vajzën e tyre duke iu referuar maces, me të cilën Anna publikon shpesh fotografi.
Thuhet se dyshja është njohur gjatë zhvillimit të një seriali ku Bjordi është regjisor dhe Ana është aktore.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post