Në Turqi kanë mbetur më pak 2% e votave për t’u numëruar, ku Recep Tayip Erdogan, ka siguruar mandatin e tretë, pasi kryeson me mbi 52% përballë rivalit të tij, Kemal Kilicdaroglu me 47.88%.
Kujtojmë që ky ishte raundi i dytë i zgjedhjeve, pasi në raundin e parë të “14 Maj” asnjë prej kanidatve nuk ia doli të sigutonte 50-1% të votave.
Sipas mediave të huaja, pjesëmarrja në zgjedhjet e ditës së sotme ishte mbi 85%, ndërsa u votua nga ora 08:00 deri në orën 17:00.
Erdogan do të drejtojë vendin edhe për vitet e ardhme.
Në Turqi është votuar edhe për Asemblenë Kombëtare në raundin e parë më 14 maj, ku partia e Erdogan ka shumicën në organin prej 600 vendesh.
Vendet ndahen si më poshtë:
323 për nacionalistët AKP dhe MHP të Erdoganit
212 për Republikanët (CHP) dhe Partia e Mirë e Meral Aksener
65 vende për partitë më të vogla të majta.
Diskutime rreth kësaj post