Ekspertët e mjekësisë ligjore, kanë përfunduar aktin e ekspertimit për Gerti Shehun, i riu i cili grushtoi Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022.
Sipas ekspertëve, Shehu është i papërgjegjshëm mendërisht. Për këtë arsye, prokuroria i është drejtuar gjykatës, duke kërkuar që nga arrest me burg të dërgohet në spital psikiatrik, për trajtim të mëtejshëm.
Kujtojmë se ndaj 31-vjeçarit u ngritën dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje të lehtë me dashje.
Diskutime rreth kësaj post