Juristi Kreshnik Spahiu, në një intervistë televizive, tha se ka një ndryshim mes lidhjeve diplomatike të Kryeministrit Rama dhe udhëheqësit të një pjese të opozitës, Sali Berisha.
Sipas Spahiut, Berisha e shikon Athinën dhe Greqinë si e vetmja rrugë në mënyrë që ai të vendosë më vonë disa marrëdhënie diplomatike, ndërsa nga ana tjetër kryeministri Rama ruan lidhjet diplomatike me Washington-Berlin-Stamboll.
Janë pikërisht këto ndryshime në lidhjet diplomatike, që sipas Spahiut, kanë bërë që Rama të shfaqet si një mbështetës i madh i qeverisë së Erdoganit në Turqi, ndërsa Berisha të pozicionohet kundër tij.
“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare. Qeveria socialiste është pozicionuar pro pushtetit në Turqi, që do të thotë pro Erdoganit.
Nga ana tjetër opozita shqiptare, e përfaqësuar nga Berisha dhe Meta janë pozicionuar hapur kundër Erdoganit duke e konsideruar rrezik neo-otomanizmin në Ballkan. Berisha ka thënë në një intervistë dy muaj më parë se partneri kryesor i Shqipërisë në procesin e integrimit s’mund të jetë Turqia, por duhet të jetë Greqia.
Pra ka një ndarje ideologjike, diplomatike të koncepteve që ka Rama dhe Berisha në Lidhje diplomatike. Berisha e shikonë Greqinë dhe Athinën si “arka e Noes”, e cila mund ta shpëtojë nga oqeani ku ai ndodhet mes Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës dhe i ka mbetur Greqia, për të krijuar lidhje diplomatike.
Ndërsa Rama ka ndërtuar një mbështetje diplomatike tjetër, mbështetja diplomatike e Ramës, është Washington-Berlin-Stamboll,”-tha Kreshnik Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post