Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Edi Ramës, për të shkrirë Akademinë e Albanologjisë.
Në postimin e tij në ‘Facebook’, Berisha e ka quajtur një akt antikombëtar dhe antiligjor dhe se Edi Rama po ndërmerr një sulm të hapur kundër albanologjisë, gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës, identitetit tonë kombëtar.
“Shkrirja e Akademisë Albanologjike, një akt antikombëtar e antiligjor i Edi Ramës.
Të dashur miq, Edi Rama po ndërmerr një sulm të hapur kundër albanologjisë, gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës, identitetit tonë kombëtar.
Ai në kundërshtim me ligjet e Arsimit të Lartë dhe të Akademisë së Shkencave ka pergatitur me ministren e tij të arsimit një vendim për shkrirjen e Akademisë Albanologjike, qendrave dhe instituteve të saja dhe dorëzimin e tyre tek Skendër Gjinushi.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim antishqiptar dhe antiligjor të Edi Ramës si një goditje asgjesuese për studimet e gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës dhe kërkoj anullimin e tij të menjëhershëm“,-shkroi Berisha.
Diskutime rreth kësaj post