Policia e Tiranës, ka arrestuar një 22-vjeçare të dehur, e cila ka shkaktuar kaos në rrugët e kryeqytetit me makinën e saj, ku mësohet se e reja nuk kishte as patentë për drejtimin e makinës, por kjo nuk e ka penguar që të çajë një postbllok policie duke bërë “drift” në rrugët e Tiranës.
Blutë bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur mbrëmë në mesnatë, kur policia i bëri me shenjë një 22-vjeçareje që të ndalonte, por ajo ia ka shkelur gazit me qëllim që të largohej nga policia, duke shkaktuar edhe aksident në rrugën “Konferenca e Pezës”.
Policia bëri arrestimin e saj dhe tashmë vajza duhet të përgjigjet për drejtim makine pa patente, kundërshtim të forcave të rendit dhe shkaktim aksidenti.
Njoftimi:
“S. D., 22-vjeçe, banuese në Tiranë, pasi me datë 27.05.2023, rreth orës 23:50, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. 22-vjeçarja nuk i është bindur urdhrave të shërbimeve të Policisë për të ndaluar por ka vazhduar lëvizjen dhe në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. Q., 25 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post