Modelja dhe moderatorja e njohur Almeda Abazi ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer për herë të parë një ndër momentet më të vështira të jetës së saj.
Teksa ishte e ftuar në “Se luan Topi”, Almeda ka rrëfyer momentin ku babai i saj duhej të bënte një transplant të veshkës dhe se si askush nga familjarët nuk u ofrua për ta ndihmuar.
Ajo rrëfeu mes lotësh se ishte e vetmja që dëshironte t’ja dhuronte veshkën babait të saj por as ai dhe mjekët nuk e lejuan pasi moderatorja ishte nën moshë.
“Kërkohej një transplant, veshka duhej të ishte ose nga vëllezërit, motrat ose e fëmijës. Pra duhej të përputhej me personin. Unë isha e para që kërkova i thashë mamit që unë dua t’ja dhuroj por babi nuk ka pranuar asnjëherë. Të më falni është hera e parë që flas për këtë temë.
Babi ishte i pari që nuk e pranoi diçka të tillë, ma bëri të qartë që ‘nuk ta fal kurrë nëse bën diçka të tillë’ por gjithsesi nuk e bëja dot sepse isha 15-vjeç duhet të isha mbi 18 vjeç për të bërë diçka të tillë, nuk ma lejuan as mjekët. Asnjë familjar tjetër nuk u ofrua për transplantin, por i kuptoj mundohem ti kuptoj. Ato kohë nuk i kuptoja dhe nuk doja sepse është vëlla por që me kalimin e kohës kur bëhesh nënë i mendon disa gjëra, ndoshta ngaqë kanë pasur fëmijë dhe nuk është ofruar njeri”– tha Abazi.
Diskutime rreth kësaj post