Në rrjetet e ndryshme sociale, si Instagram, po kryesisht në “Tik Tok”, të shumta janë faqet që kanë treguar mesazhet që kanë shkëmbyer me ishbanorë, ku i kërkojnë bashkëpunime dhe natyrisht që vlerat janë shifra të majme.
Konkretisht, një ndër personazhet më të paguar për fushatat publicitare është aktorja Olta Gixhari.
Si një nga protagonistet e këtij edicioni, Olta edhe jashtë është ndeshur me një sukses të pamasë.
Menjëherë, ajo ka lidhur disa kontrata një vjeçare, si “brand ambasador” për një vit, duke marrë shuma të majme me tre zero.
Nga ana tjetër, edhe në rrjetet sociale, ajo vijon publikimin e reklamave në “Instagram”.
Faqet e biznesit, kanë shkruar se Olta ka kërkuar për reklamim “online” plot 7 mijë euro.
Megjithatë, kjo është një shifër e pretenduar prej faqeje, pasi Olta deri më tani ka zgjedhur të heshtë rreth shifrave.
Por, aktorja ka siguruar ndjekësit, me fakte, që në “Istagram”- in e saj s’ka blerë asnjë ndjekës.
Aktorja shprehet se lajmet janë krejtësisht të rreme, teksa fton të gjithë ata që dyshojnë të shikojnë videon ku ajo ka treguar të gjitha të dhënat e saj personale mbi numrin e ndjekësve të arritur, numrin e atyre që nuk e ndjekin por vetëm i shikojnë profilin etj…
“Kam lexuar disa lajme që unë kam blerë ‘followers’ në rrjetin tim social ‘Instagram’ ,dhe kjo nuk është aspak e vërtete ndaj sot unë këtu bashkë me ju do të futem tek të dhënat e telefonit tim dhe ju do të keni mundësi të shikoni se çfarë ndodhë në ‘Instagram’-in tim”, sqaron Olta në video.
Ndërkohë, një tjetër personazh që ka rritur ofertën për reklamimin e saj në rrjetet sociale, është edhe Efi. Sipas faqeve të biznesit, për reklamimin e produkteve në “Instagram”-in e saj, finalistja e “Big Brother” ka kërkuar po 7 mijë euro.
Shifra, konsiderohet e lartë, duke menduar që pas daljes së saj të parë nga “Big Brother”, maksimumi i çmimit të Efit për reklamim ka qenë deri në 3 mijë euro.
Por duket se pas finales, edhe Efi ka rritur çmimet për kontratat e marketingut.
Por natyrisht që rekordin e mban fituesi, Luiz Ejlli.
Sipas ekspertit të IT-së, shifrën më të lartë të pagesës e mban fituesi Luiz Ejlli.
“Luiz Ejlli është ‘on top’. Kur ka qenë brenda është paguar 1500-2000 për një post, ndërsa tani që ka dalë shifra më e lartë për postim 10 mijë euro”, tha Tomi Kallanxhi, ekspertit të IT-së.
Nga ana tjetër, mbrapa nuk mbeten as ish-banorët e tjerë, pavarësisht diferencës së madhe shifrash që kanë me Luizin.
Eksperti i IT-së nuk la pa përmendur edhe VIP-at e tjerë, ku Bora Zemani dhe Arbana Osmani, paguhen me shifra të larta për një postim.
“Për Borën dhe Arbanën shifrat lëvizin nga 3000- 5000 euro për postim”, tha Kallanxhiu. Aktualisht, Arbana Osmani, është ndër personat më të kërkuar për bashkëpunime në rrjetet sociale, por edhe ndër më të paguarat.
Një postim në faqen e saj, kap shifrën e 5 mijë eurove, duke mbajtur kështu fronin sa i përket “Instagram”-it.
Një vlerë po e lartë është edhe për “story” e saj në rrjetet sociale, që shkon deri në 1500 euro.
Ndërkohë që ndryshe nga viti i shkuar, Bora Zemani ka humbur terren, duke u ulur në pagesat që kërkon për një postim.
Ndryshe nga vjet, që ishte personazhi më i paguar, sivjet Bora është ulur ndjeshëm në pagesa, duke i dhënë terren personazheve të dal nga rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post