Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për Habib Rexhën, autorin e vrasjes së Arjan Gosës, ngjarje e ndodhur disa dutë më parë në qytetin e Kavajës.
Seanca gjyqësore ndaj 31-vjeçarit u zhvillua me dyer të mbyllura.
Rexha u vetëdorëzua në polici dy ditë pasi kreu vrasjen.
Në pranga ka rënë edhe shoku i tij, Ervis Kurti, pasi e ka ndihmuar për t’u larguar pas vrasjes.
31-vjeçari ka deklaruar para grupit të hetimit se vrasjen e ka kryer, pasi ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar dhe se miku i tij nuk kishte dijeni për ngjarjen.
Sipas tij, viktima Arjan Gosa kur ishte kthyer nga Italia, ishte shprehur se do ta shuante familjen Rexha.
Familja e tij ka shprehur frikën për një tjetër hakmarrje dhe ka kërkuar mbrojtje ndërkohë që babai i Arjan Gosës, ka thënë në policinë e Kavajës se çështjen ia ka lënë në dorë drejtësisë.
Diskutime rreth kësaj post