Turi i 80-të i Shqipërisë në Çiklizëm, ka ulur siparin të premten në Fier, ndërsa etapa e pestë ka patur për itinerar aksin Përmet – Fier.
Një etapë që është nisur dhe ka përfundur me kohë të mirë, ndërsa i pari vijën e finishit e ka prerë greku Polikronis Tzorts i me kohën 2h42’55”.
Pas tij, në të njëjtin ritëm me çiklistin grek, ishte dhe azerbajxhanasi Jabralov dhe turku Junus Jilmaz.
Fanella e verdhë dhe fituesi i Turit të Shqipërisë, ishte britaniku Stedman, kurse si ekip Greqia. Fanella jeshile shkoi për grekun Nikiforos Arvanitou.
Fanella kuqe duke qenë edhe mbreti i malit ishte për Periklis Iljaz dhe fanella e bardhë, që ishte dhe i riu më i mirë i Turit të 80-të të Shqipërisë, shkoi për amerikanin Jonah Killy.
Renditja:
Maximilian Stedman (Velo Schils) 12:32:31
Cristian Railenau (CSA Steaua)
Periklis Ilias (Greqi)
Mikel Demiri (Shqipëri)
Musa Mikayiladze (Azerbajxhan)
Miltiadis Giannoutsos (Greqi)
Samir Jabratilov (Azerbajxhan)
Jonah Kily (Asdra Racing)
Polychronis Tzortzakis (Greqi)
Burak Abay (Turqi)
Çmimet:
Fanella e verdhë, kampioni – Maximilian Stedman
Fanella jeshile, sportisti me më shumë pikë – Nikiforis Arnavitou
Maloristi më i mirë – Periklis Ilias
I riu më i mirë – Jonah Killy
Diskutime rreth kësaj post