Një fermer krokodili në Kamboxhia veriore, është bërë copë-copë nga rreth 40 zvarranikë, pasi ra në strehën e tyre, thotë policia lokale.
Luan Nam, 72-vjeç, u përpoq të nxirrte nga kafazi një nga krokodilët, por ky i fundit i kapi shkopin me gojë, duke e tërhequr brenda.
“Krokodilët e tjerë u vërsulën, duke e sulmuar derisa ai vdiq”, tha shefi i policisë Mey Savry për agjencinë e lajmeve AFP.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit të Siem Reap të premten.
“Trupi i Nam ishte i mbuluar me shenja kafshimi dhe një nga krahët e tij mungonte”, tha Savry.
Diskutime rreth kësaj post