Mbrëmjen e djeshme, një plagosje me armë ka ndodhur në qytetin e Kuçovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën e lagjes “1 Maji” në këtë qytet, ku autori me inicialet L.S ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të Donal Grymshit.
I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se i plagosuri, kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje kritike për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe motivi se përse 24-vjeçari i plagosur Donald Grëmshi, ndodhej në qytetin e Kuçovës mesnatën e djeshme, pasi është shtetas me banim në Tiranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, që po kryejnë edhe vëzhgimin e vendit të ngjarjes, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit i cili pas plagosjes u largua nga vendngjarja.
Diskutime rreth kësaj post