Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Los Anxhelos të SHBA-ve ku një 17-vjeçar ra nga një urë teksa po ngjitej në përpjekje për të bërë një video në rrjete sociale.
17-vjeçari rrëshqiti ndërsa “ngjitej në një nga harqet e urës për të postuar me sa duket një video në mediat sociale”, tha të martën shefi i policisë së Los Anxhelosit, Michel Moore . “Ai vend ka krijuar një krenari të madhe në Los Anxhelos, por, fatkeqësisht, ka shërbyer edhe si sfond për tragjedi si kjo”, shtoi Moore.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh një rast i tillë. Ura prej 588 milionë dollarësh, e cila u hap në korrik, është mbyllur disa herë për shkak të vandalizmit dhe marifeteve. Në janar, një burrë vdiq teksa filmonte një video e mesa duket historia është ripërsëritur.
Diskutime rreth kësaj post