Lakra ka një efekt të dobishëm në të gjithë trupin e njeriut. Ajo stimulon butësisht punën e stomakut dhe zorrëve, shëron mukozat, normalizon mikroflorën e zorrëve dhe ndihmon në asimilimin e proteinave.
Jo gjithmonë ka nevojë të gatuhet, për të përfituar nga vetitë e saj të pabesueshme. Më poshtë do ju tregojmë si ta përdorni lakrën për të trajtuar dhimbjet e kyçeve.
Gjethja e lakrës ka një efekt analgjezik, kështu që përdoret gjerësisht për shërimin e patologjisë së nyjeve. Lakra lehtëson lidhjen p pasur nevojë për ilaçe. Njerëzit të cilët e kanë provuar, e konfirmojnë se është metodë efektive.
Nëse keni ënjtje të indeve të buta rreth kyçeve, lakra mund t’ju ndihmojë për shkak të vetive anti-inflamatore. Përveç kësaj mund të aktivizojë qarkullimin e gjakut në nyjat e prekura. Pra, parandalon dhimbjet.
Si ta përdorni lakrën?
Ky trajtim nuk është i komplikuar. Merrni një gjethe të mesme lakre dhe lajeni me kujdes. Më pas aplikojeni në vendin ku ndjeni dhimbje dhe ngjiteni në lëkurën tuaj. Ju mund të merrni më shumë se një gjethe, nëse është e nevojshme. Pasi ta vendosni lakrën në kyçet e dëmtuara, mbështilleni me një shall prej polietileni dhe leshi të ngrohtë. Kjo do ta bëjë procedurën më efektive. Mbajeni në këtë gjendje për një orë. Është mirë që ta vendosni në darkë para se të flini dhe ta hiqni në mëngjes. Efekti do të intensifikohet, nëse përdorni lakër me mjaltë.
Diskutime rreth kësaj post