“Si më tremb mua? Po çfarë flet mo? (Qesh). Po atë po e përdor Rama si do ai, po si më tremb mua ai. Mos bëj shaka.”
Në këtë mënyrë ka reaguar Sali Berisha për t’ju përgjigjur pyetjes nëse e tremb rikthimi i Lulzim Bashës në jetën politike aktive. Për kryedemokratin, pasardhësi që u bë dhe paraardhësi i tij në selinë blu, është një marionetë në duart e Edi Ramës, e ky i fundit, sipas tij e ka nxjerrë sërish në publik.
Votat e 14 Majit të grupimit të Alibeajt e Bashës, Berisha flet me siguri se ishin votat në logon e gabuar në ditën e votimit.
Lulzim Basha, që ju përgjigj në Twitter kreut të demokratëve, e sheh veten si viktimë të sulmeve të Berishës shumë më tepër seç ka sulmuar, siç thotë kundërshtarin politik, Edi Ramën.
“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve.“
Berisha zgjodhi të mos komentojë regjistrimin në Kuvend të Gazment Bardhit si kryetar i ri i grupit parlamentar, por kundër këtij hapi, u pozicionua Tritan Shehu.
Diskutime rreth kësaj post