Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Kuvendi e ka cilësuar historike vendimin për rritjen e pagave.
Balla tha se nuk do të përfitojnë vetëm deputetët nga ky vendim, por rreth 180 mijë persona.
Balla: Nuk kisha asnjë dyshim që edhe kjo sallë nuk do t’i shpëtonte populizmit, që individë të caktuar duan të rrumbullakosin 180 mijë individë me 140 deputetë. Qeveria solli një propozim, synimi ynë është të shkojmë në 900 euro pagë mesatare deri në prillin e ardhshëm. Qeveria në propozimin e vet përjashtoi dy kategori deputetët dhe ministrat. Të jemi shumë të qartë, sot nuk po rriten pagat e deputetëve por 189 mijë punonjësve të shtetit.deri në vitin 1991 deputetët nuk ishin me pagesë, kemi vendosur të aplikojmë këtë system, duam apo s’duam, do Dashi apo s’do Dashi këtë gjë duhet ta bëjmë. Ose hajde gjejmë një formë tjetër, ndryshojmë Kushtetutën. Në Komisione propozimi i qeverisë u ndryshua.
Diskutime rreth kësaj post