Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 13-vjeçar është gjetur i mbytur në liqenin e fshatit Shumbat.
Policia, e cila nisi kërkimet pas denoncimit të xhaxhait të viktimës, nisi menjëherë kërkimet dhe fatkeqësisht e gjeti të miturin pa shenja jete.
Pas këqyrjes së kufomës, rezultoi se 13-vjeçari nuk kishte shenja dhune në trup, çka ngre hipotezën e një mbytjeje aksidentale, ndërsa policia e grupi hetimor kanë nisur hetimet.
“Dibër: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbrëmjen e djeshme, pas kallëzimit nga shtetasi A. S. për humbjen e djalit të vëllait të tij, shtetasit E. S., 13 vjeç, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shumbat, bazuar në informacionet se ky shtetas ishte parë afër liqenit të këtij fshati.
Pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të shtetasit E. S., 13 vjeç. Nga këqyrja paraprake, në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, njofton Policia e Dibrës në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Diskutime rreth kësaj post