ulian Deda ishte i ftuar në një intervistë së fundmi në ‘Top Albania Radio’, ku ka folur mbi politikën dhe objektivat e këndvështrimin e tij mbi opozitën nga ana personale dhe ajo artistike.
Mirëpo, gjatë intervistës së tij, një nga gjërat që ka bërë më shumë përshtypje ka qenë edhe deklarata e tij për Luiz Ejllin, fituesin e shtëpisë së ‘BBVIP’.
I pyetur se ‘si e lanë Luizin të ikte nga gjiri i PD-së’, aktori tha se bëhej fjalë për një standard të dyfishtë nga ana e këngëtarit, duke thënë se nuk ishte treguar mirënjohës për persona ‘falë të cilëve gjeti punë në pozicion të lartë.’
Deda iu referua deklaratës së Luizit në shtëpi, ku tha se Beci ka qenë një ndër personat e vetëm që e kanë ndihmuar atë në momente vështirësie.
‘Ne nuk mbajmë njeri me zor. Ai e ka quajtur mirënjohje, unë e quaj standard të dyfishtë. Nëse ti do të jesh mirënjohës ndaj një personi që të ka bërë nder së fundmi, duhet të jesh mirënjohës edhe ndaj gjithë atyre personave që të kanë bërë nder gjatë jetës tënde. Nëse thua që ja di për nder Benet Becit, duhet të shprehesh mirënjohje edhe ndaj personave falë të cilëve ishe në pozicione të larta pune në Paris.’– u shpreh Julian Deda.
Diskutime rreth kësaj post