Ish-kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj në një intervistë për Euronews Albania e cilësoi konspiracion idenë se ai në pozicionin e kryetarit, ai ishte në një linjë me Lulzim Bashën.
I pyetur për mundësinë e rikthimit të Bashës në krye të PD, Alibeja u shpreh se duhet t’i jepet fund konceptimit të partisë si shtojcë e kryetarit.
Sipas tij, kushdo mund të marrë iniciativën për të garuar për kreun e partisë, dhe pastaj është anëtarësia ajo që vendosë.
“Jam i mendimit se nuk duhet të vazhdojmë me konceptimin e partisë si shtojcë e kryetarit, kjo është ajo që bën Berisha, Rama dhe Meta. Nëse ka një kapërcim kulturor në Shqipëri është të distancohet nga kjo ide; partia është një strukturë permanente, të lëvizshëm janë drejtuesit. S’dua t’i jap peshë kush kandidon dhe kur. Kush merr iniciativë, do të jenë anëtarët e partisë që do vendosin”, tha Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post