Në rubrikën “Opinion” Roland Bejko foli për zhvillimet e fundit politike në vend, ndërsa komentoi edhe propozimit që i është bërë Jorida Tabakut si kryetare e komanduar e PD.
Gjatë bisedës në studio, Bejko tha se Partia Demokratike e ka të domosdoshme ristrukturimin dhe se duhet të ketë një PD ku të mbizotërojë meritokracia.
“Si PS që u shpall fituese e zgjedhjeve edhe foltorja vazhdon aksionin politik dhe PD ku unë jam sot, unë dua që PD të marrë jetë të bëjë politikë dhe të hiqet dorë nga e kaluara. Deklarata e Tabakut nuk më thotë asgjë. Nuk më intereson nëse pranon propozimin e kryetare e komanduar e PD. Tabaku ka një javë që mendohet. Me Tabakun kam pasur qëndrime të ndryshme. Unë kërko që të fillojë organizimi të mblidhet Kryesia për të nisur organizimi në të gjitha nivelet. Kam kontaktuar një pjesë të anëtarëve të Kryesisë dhe ua kam marrë firmat, është e thjeshtë nuk ka të bëjë me ndonjë puç. Nëse ka një gabim trashanik në të kaluarën është fakti që i kanë lejuar Berishës të gjithë atë hapësirën. PD e ka emergjencë ristrukturimin e vetes. Duhet të ketë një ndarje përfundimtare nga e kaluara dhe berishizmi”, tha ai
“Do të doja një parti ndryshe nga ajo e shkuara jo një parti të kryetarit, por një parti me pushtete të ndara. Të gjithë kanë tagrin për të rikandiduar. Ai ka shumë kohë që nuk ka folur. Besoj se është një shenjë rikthimi…Unë theksoj që duhet të mblidhet Kryesia dhe të ndezim motorët.”-shprehet Bejko.
Diskutime rreth kësaj post