Deputetja Jorida Tabaku, e cila është edhe n/kryetare e PD-së zyrtare nuk ka dhënë sot një përgjigje të prerë nëse do të pranojë postin e drejtueses së komanduar të partisë pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj.
“Unë besoj që çdo gjë sot do të bëhet në konsultim me deputetët. Jam duke u konsultuar për rrugën më të mirë.
E rëndësishme është që të mos përsëriten gabimet e së shkuarës. Me gabimet tona dhe nxitimin. Duhet të kemi përgjegjësi maksimale për vendimmarrjen” tha ajo.
Por çfarë duhet të bëhet? “Si ka mundësi që arritëm në këtë rezultat.
Duhet të nisim një tur dëgjese dhe reflektimi për të kuptuar si mund të ringrihemi. Deputetët janë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që kanë” tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post