Një ditë më parë, Ronaldo Sharka postoi në “Instagram”-in e tij një video të shkurtër të Nita Latifit, e cila gjatë një interviste shprehej:
“Çka ka Elvana që nuk e kam unë? Pse nuk me qenë unë Elvana?”. Ky reagim i saj erdhi pas një deklarate që gazetari bëri për të pas daljes nga BB VIP.
Në videon në fjalë, Ronaldos më pas ka shkëputur një pjesë të Elvana Gjatës në një film ku thotë: “Ça ishte ajo mo? Jo, jo një sekondë, dëgjo këtu ti”.
Teksa kjo video ka marrë shumë pëlqime dhe komente, ka disa që shkruajnë se ‘ai po i kalon limitet me këto postime për Nitën”.
Pak më parë ish-banori i “Big Brother VIP 2” ka bërë një reagim në “Instastory”, pasi një ndjekës kishte lënë një koment shumë ofendues, duke i përmendur edhe babain e ndjerë.
“Midis shumë komenteve negative, më bëri përshtypje ky. Dhe përmbajtja mund ta dëshmojë qartazi se përse. Pasi lexova këtë koment, tani nuk habitem më për asgjë.
Pas kaq shumë kohësh vendosa të publikoj një koment në story. Kushdo që fshihet pas kësaj faqeje që ka shkruar këtë koment, do të kujdesem personalisht dhe do të kthehet në një nga qëllimet e mia kryesore, ndjekja penale ndaj kujtdo që fshihet pas këtyre fjalëve të pa justifikueshme.
Kam treguar gjatë gjithë kësaj kohe që më njihni, që unë ‘mbaj shumë’, por kjo i kalon limtet, tani mbani pasojat ligjore”, shkruan Ronaldo, teksa ka postur edhe komentin mjaft ofendues dhe të rëndë.
Diskutime rreth kësaj post