Dea Mishel Hoxha e nisi këtë mëngjes me një intervistë në “Wake Up” në Top Channel.
Teksa foli pë eksperiencën e saj brenda shtëpisë së ‘BBV2’, ajo tregoi dhe një momentpaniku që ka përjetuar pas mbarimit të aventurës televizive.
Arkitektja rrëfeu disa situata të sikletshme me njerëz që e kanë kërcënuar në rrjetet sociale dhe në publik.
“Një ditë, më ndoqën disa njerëz në këmbë. Sikur kishin një muhabet të pasqaruar me mua. Kishin pirë pak. Hipa në makinë dhe ika. Kur kam qenë brenda shtëpisë, kishte njerëz që kishin shkruar në Instagram-in tim, ta di shtëpinë, do vij dhe do të të vras. Se di pse mendonte se unë do ti lexoja ato mesazhe, se kam qenë brenda”.
Gjatë reality show-t, Dea Mishel tregon se u bë më e ashpër për të përballuar eksperiencën.
“Nuk kam nerva apo shpërthime ekstreme. M’u desh të ndrydhja anën time, që i merr gjërat lehtë, anën time feminile. Aty u bëra më e ashpër”.
Diskutime rreth kësaj post