Pas shtyrjes së disa seancave sot në orën 12:00, pritet të zhvillohet seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.
SPAK e akuzon atë për shpërdorim detyre dhe për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak.
Mediu ka kërkuar gjykim të shkurtuar , ndërsa SPAK pritet që të shpallë pretencën.
Mediu i ka mohuar akuzat në gjykatë dhe ka deklaruar se në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes ka zbatuar vetëm VKM-të e dala për demontimin e armëve.
Diskutime rreth kësaj post