Gentian Zenelaj njihet për dashurinë e tij për motorët. Në studion e emisionit “Opinion” ku kishte sjellë Vespën e tij, aktori i njohur i humorit dhe moderator i emisionit “Stop” në Tv Klan tregoi se ka 7 motora në garazh.
“Unë si motoçiklist i thekur kam 7 motora në garazh. Unë mund të kem ndërruar 30 motora gjatë jetës sime. Babai im i ndjerë kur kam blerë këtë motor më tha tashi paske blerë motor. Pra ai ma ka mësuar motorin. Ai ma ka futur pasionin e motorit. Kur e pa këtë motor dhe kur kam blerë Vespa për herë të parë tha, tani paske blerë motor. Jam i apasionuar pas motorëve klasikë, por Vespa ka një tjetër status. Edhe sikur të jesh i veshur me tuta sporti dhe të dalësh me Vespa nuk e di pse në sy të njerëzve duket sikur je veshur me kostum”, tha Zenelaj.
Ai u shpreh se dëshiron që t’i lërë djalit një Vespa të vjetër të cilën po e restauron.
“Kam edhe një Vespa të vjetër që po e restauroj, të cilën kam plan t’ia bëj dhuratë djalit. Dua t’i lë diçka”, u shpreh Zenelaj.
Diskutime rreth kësaj post