Dasma brenda ‘Big Brother VIP Albania’ mes Bledi Manes dhe Nita Latifit do mbetet vetëm aty, pasi jashtë shtëpisë së njohur janë kthyer në ‘armiq’.
Para pak javëve Nita u shpreh tepër e zhgënjyer nga një deklaratë e Bledit për vajzat nga Kosova. Po ashtu, në një intervistë të fundit, pyetjes se çfarë i ka bërë më tepët habi pas daljes nga formati i njohur, Nita ka treguar edhe një herë për shfrytëzimin nga ana e tij për situatën e dasmës së tyre.
E mëngjesin e sotëm Bledi ka vendosur t’i përgjigjet përmes një postimi në Instagram.
Duke ironizuar ish-banoren, përmes krahasimeve dhe epiteteve, ai shprehet se të gjithë banorët e tjerë e kishin harruar Nitën brenda shtëpisë dhe ishte ai që e solli sërish në qendër të vëmendjes.
“Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta suxhuk, djathë, avokado dhe Nitën. Këtë të fundit banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja ndaj e nxora, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është e tregoi veten shumë shpejt. Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur përsëri në frigorifer. Lutem për Nitën”-shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post