Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka denoncuar ditën e sotme shkeljet e evidentuara në procesin zgjedhor të 14 Majit.
Ai u shpreh gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë se janë hedhur dhjetëra miliona euro në formë bonusesh ndërsa denoncoi hedhjen e asfaltit elektoral dhe blerjen e mbështetjes së vipave.
“Një armatë e tërë ministrash, drejtorë, sulmuan qendrat e votimit edhe ditën e votimit duke bërë presion hapur. Dhjetëra miliona euro u shpërndanë si bonuse në mënyrë të paligjshme. Mijëra punësime shtesë u bënë enkas për qëllime elektorale. Dihet se sa milion lekë u ndanë për gjoja ndihma ekonomike. Dihet sa pensione u dhanë edhe pa mbushur dokumentet.
Dhjetëra miliona euro u hodhën për asfalt elektoral edhe në mes të Tiranës, për të blerë mbështetjen e vipave për partinë në pushtet dhe kandidatët e saj. Mijëra pronarë biznesesh u gjobitën rëndë nga partia në pushtet. Një rol shumë të rëndësishëm luajtën burgjet për të devijuar rezultatet e votimit në minutat e fundit kur rasti më ekzemplar është kutia e fundit e Rrogozhinës ku u përmbys vullneti i qytetarëve të lirë, nga qytetarë e marrë peng në burgje”, – tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post