Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni tha se dorëheqja ëhstë akti që tregon se dikush mban përgjegjësi dhe shtoi se në politik një akt i tillë është i domosdoshëm, në rast se e çon partinë që udhëheq drejt humbjes.
Ai tha se raste të tilla në Shqipëri janë vlerësuar, ndërsa duke komentuar Sali Berishën, ai tha se ky i fundit është përjashtim nga çdo rregull.
“Berisha është përjashtim nga çdo rregull. Logjika e tij nuk funksionon në këtë sistem. Volteri thoshte se preteksti është foleja e logjikës së matrapazëve. Në politik, Berisha është matrapaz politik.
Berisha doli ditën e dielë në mëngjes dhe e vlerësoi procesin si proces super demokratike, doli në dark dhe tha se kemi fituar, dolën figura të Partisë Demokratike që thanë kemi fituar dhe kur dolën rezultatet e Kamzës, Elbasanit dhe Vorës, deklaroi që është manipuluar. Ku ndodhi manipulimi? Ky është një pretekst për të mbajtur në karrige Berishën”, – tha Alket Hyseni.
Diskutime rreth kësaj post